Ekipi që garon në ligën e dytë të Zvicrës, FC Schaffhausen, është bërë me pronarë të rinj, ku Fitim dhe Boletin Hasani kanë blerë 100 për qind të aksioneve.
Dy shqiptarët me shtetësi zvicerane do ta kompletojnë bordin e ri të drejtorëve, ku në njoftimin e klubit htuhet se pronarët e rinj janë shumë të motivuar dhe të përkushtuar për ta vazhduar traditën e klubit për të krijuar një shtysë të re me ide dhe investime moderne.
Për pronarët e rinj ka folur edhe ish-pronari i klubit, Jimmy Berisha, i cili u shpreh i lumtur që klubin e blenë Fitim dhe Boletin Hasani.
Ndërsa, Boletin Hasani tha se qëllimi i tyre është që ta kompletojnë klubin në të gjitha fushat, si sportive ashtu edhe infrastrukturore.
“Presim me padurim bashkëpunimin me të gjithë pjesëmarrësit për ta bërë FC Schaffhausen një klub edhe më të fortë”, tha ai, transmeton Klankosova.tv
Aktualisht, Schaffhausen gjendet në vendin e 10-të në tabelë me 16 pikë të grumbulluara nga 17 ndeshje të luajtura.