Live

Dy të lënduar në një aksident në qendër të Gjilanit

18:15 / 10 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në qendër të Gjilanit.

Në aksident ishin të përfshirë një automjet dhe një motoçikletë.

Lidhur me rastin detaje ka dhënë zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

“Me datën 10.06.2025 rreth orës 15:20 në rrugën “Idriz Seferi” në qytetin e Gjilanit ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin kanë qenë të përfshirë një automjet me targa vendore dhe nje motoçikletë. Si pasojë lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi dhe pasagjerja e motoçikletës. Të njëjtit janë duke pranuar tretman mjekësorë në qendren emergjente në Spitalin Rajonal të Gjilanit. Hetues policor të aksidenteve janë duke hetuar rrethanat e këtij aksidenti”, tha Osmani.

Shpërndaje në

U Kopjua