Live

Dy të lënduar nga aksidenti mes traktorit dhe veturës në Vushtrri

17:52 / 02 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidentit mes një veture dhe traktori në fshatin Bukosh të Vushtrrisë.

Rastin për Klankosova.tv e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 14:00 në fshatin Bukosh të Vushtrrisë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një traktor, si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar dy persona”, thuhet në përgjigjen e zyrtarit policor.

Shpërndaje në

U Kopjua