Në aksidentin mes tri automjeteve në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Koreticë, mbetën të lënduar dy persona.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Rreth orës 16:15, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Koreticë). Sipas patrullës policore në aksident janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë marrë ndihmë mjekësore”, tha Bajrami për Klankosova.tv.
Njësia policore është marrë me procedurat në vendngjarje.