Dy turiste të huaja kanë rrezikuar të mbyten teksa notonin në det në Vlorë të Shqipërisë.
Në zonën e ujit të ftohtë dy femra, një vajzë dhe një grua janë marrë nga autoambulancat pasi iu është rrezikuar jeta teksa laheshin në det, njofton TCH.
Pasi janë transportuar në spitalin e Vlorës mësohet se vajza është në gjendje të mirë, ndërsa mjekët po kujdesen për gjendjen e gruan.