Live

Dyshimet për një mjet shpërthyes afër Ambasadës së Amerikës në Prishtinë, Policia jep detaje

13:37 / 28 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Sot Policia e Kosovës ka pranuar një informatë për një mjet të dyshuar në Prishtinë.

Sipas policisë, të njëjti kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar se mjeti nuk ka qenë shpërthyes.

“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshuar në rrugën Ahmet Krasniqi në Prishtinë. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, ka rezultuar se mjeti nuk ka qenë shpërthyes”, tha Enis Pllana.

Shpërndaje në

U Kopjua