Live

E diel e nxehtë sot, temperaturat arrijnë në 34 gradë Celsius

07:42 / 08 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Këtë të diel pritet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të lëvizin nga 10 der në 34 gradë Celsius, transmeton Klankosova.tv.

“Të dielën do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-15gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimi me shpejtësi 1-4m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Shpërndaje në

U Kopjua