Live

“E pavërtetë, e ka nënshkruar vet”, Bajrami i reagon Sveçlës për kontratën 15 milionë euroshe që tha se s’dinte detaje

12:08 / 29 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku javën e kaluar tha se Ministria e Punëve të Brendshme ka nënshkruar një kontratë njëburimore “software të Microsoftit” në vlerë 15 milionë euro, e që siç kishte deklaruar ai në fillim vlera e kësaj kontrate kishte qenë 9 deri në 11 milionë, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

Mirëpo, kreu i këtij digasteri, Xhelal Sveçla thotë se nuk i di detajet e kësaj kontrate. Sipas tij nuk ka kontratë të institucionit që ai drejton, e që s’kalon nëpër filtra ligjor, por që lidhur me këtë s’ka përgjigje për momentin, tha ai në Kallxo Përnime.

“Asnjë kontratë unë nuk e negocioj. Një përgjigje të kualifikuar do ta merrni për këtë kontratë, unë nuk i di detajet e kësaj. MPB-ja ka përgjigje, unë nuk e kam përgjigjen me vete. Unë ju them diçka, nuk ka kontratë e MPB-së që nuk kalon nëpër filtrat ligjor, nuk ka kontratë që nuk kalon. Mund t’ju them disa çmime të cilat neve tash po na shkaktojnë kokëdhimbje e të cilat kanë qenë më lirë. Ne përgjigjet s’jemi duke i fshehur”, tha Ministri Sveçla.

E ndaj Ministrit ka reaguar sot deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami.

Ajo ka thënë se as Rusia e as Serbia nuk mjaftojnë për ta fshehur korrupsionin me tenderat sekret të kësaj qeverie. Lidhur me tenderin në fjalë, deputetja e LDK-së thotë se në fillim tenderin e kishte fituar një kompani vendore me mbi 9 milionë euro në vitin 2017, nëdrsa në vitin 2020 po sërish për blerje të licensave të Microsoftit tenderin e kishte fituar një kompani nga Shqipëria me çmim prej mbi 10 milionë eurove.

Sipas deputetes, ajo që ndodh në vitin 2023, është se nuk shpallet tender fare, por negociohet me kompaninë nga Shqipëria e cila kësaj radhe me kontratën po të njëjtë i kushton buxhetit të shtetit afro 15 milionë euro.

Vetëm në një tender në Ministrinë e Punëve të Bredshme ndrrimi nga procedura e hapur në atë sekrete i kushtoj buxhetit të shtetit 4 milionë e 693 mijë e 266 Euro.

“Në viti 2017 blerja e licensave të Microsoft-it ishtë bërë me procedurë të hapur, ashtu siç e kërkon Ligji i Prokurimit Publik, kontratë tri vjeçare, në atë kohë tenderin e kishte fituar operatori ekonomik/kompania vendore “Cacttus” që kishte ofruar çmimin me të ulët 9 milionë e 529 mijë e 174 euro”.

“Në vitin 2020 prapë për blerje të licensave të Micosoft-it përmes një procedure të hapur, tenderin e fiton kompania nga Shqipëria ‘Infosoft Systems’, por kësaj radhe jo çmimi me i ulët sepse në garë kanë qënë edhe dy operatorë me çmim më të ulët se operatori fitues ‘Infosoft Systems’, por sipas Ministrinsë së Punëve të Brendshme ata nuk i kishin plotësuar të gjitha kërkesat e tenderit. Pra në vitin 2020 përmes procedurës së hapur ‘Infosoft Systems’ e furnizon Ministrinë e Punëve të Brendshme me licensa të Microsift-it për tri vite me çmim prej 10 milionë e 295 mijës e 243 euro”.

“Çka ndodhë në vitin 2023 është se Ministria e Punëve të Brendshme nuk shpallë më tender, duke eleminuar kështu çdo garë mes operatorëve ekonomik dhe kontratën e negocion vetëm me kompaninë ‘Infosoft Systems’, të cilën veçse e kishte brenda nga viti 2020, por tash kjo kontratë për kohën e njëjtë, mallin e njëjtë i kushton buxhetit të Kosovës hiç me pak se 14 milionë e 988 mijë e 509 euro”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

Bajrami e LDK-së thotë se Ministri Sveçla gënjeu kur tha se nuk i di detajet e kontratës, pasi sipas saj ai vetë e ka nënshkruar, pasi është Ligji i Prokurimit Publik që ia kërkon ta nënshkruaj çdo kontratë mbi vlerë 250 mijë euro.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...