3.713.761 shtetas shqiptarë, brenda dhe jashtë Shqipërisë, nga të cilët 114,642 votues për herë të parë do t’i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur 140 përfaqësuesit e tyre në parlament, për një mandat katërvjeçar.
Ndërkaq një dollap i vjetër në qendrën shëndetësore të fshatit Zhanë në këtë ditë zgjedhjesh është kthyer në dhomë votimi.