Live

E pritshme prej Hekuran Muratit – Sulmon Supremen pasi ia rrëzoi vendimin për arkat

17:25 / 15 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme për të shfuqizuar Udhëzimin Administrativ për arkat fiskale elektronike.

Në një postim në Facebook, Murati tha se vendimi i gjykatës është një pengesë serioze për modernizimin e sistemit fiskal dhe për procesin e digjitalizimit të ekonomisë kosovare.

Murati e ka cilësuar këtë vendim si një pengesë serioze për digjitalizimin e ekonomisë dhe si një favor për modelin e vjetruar dhe monopolist të arkave fiskale që, sipas tij, ka shkaktuar kosto të larta për bizneset për më shumë se një dekadë.

”Ky vendim absurd i Gjykatës Supreme nënkupton ndërprerje të procesit të digjitalizimit, dhe vazhdim të zhvatjes së bizneseve përmes kostove enorme për arkat e vjetra fiskale.
Si pasojë e këtij vendimi, bizneset do të vazhdojnë të kenë kosto vjetore prej mbi 5 milionë euro në vit.” ka deklaruar Murati.

Shpërndaje në

U Kopjua