Trupi i pajetë i një të riu 19-vjeçar, i identifikuar si M.A., është gjetur rreth orës 12:00 në hyrje të Strumicës, në vendin e njohur si “Kriva Reka”, pas depove të drurit të Ndërmarrjes Pyjore “Bellasica”, në Maqedoni të Veriut.
Lajmin e ka konfirmuar Prokuroria Themelore Publike (PTHP) në Strumicë dhe Sektori për Punë të Brendshme, transmeton Klankosova.tv.
Viktima ishte maturant në një nga shkollat e mesme të këtij qyteti.
Sipas prokurores Violeta Milçovska, deri më tani në trupin e të ndjerit nuk janë vërejtur shenja dhune. Trupi është dërguar për autopsi dhe analizat pritet të ndihmojnë në sqarimin e shkaqeve të vdekjes.
Nga SPB Strumicë kanë bërë të ditur se një mjek ka konstatuar vdekjen në vendin e ngjarjes, ndërsa inspektimi është kryer nga një prokuror publik dhe një ekip hetimor i policisë.
Deri tani nuk janë dhënë detaje shtesë se si i ndjeri përfundoi në atë lokacion apo rrethana të tjera që mund të kenë ndikuar në vdekjen e tij.