Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë. Çdo ditë raportohen raste të ndryshme, ku përfshihen burra e gra, prindërit e fëmijët. Kështu ndodhi së fundmi në Vitomiricë të Pejës, ku u arrestua një person.
Policia intervenoi në një familje pas denoncimit për dhunë psikike dhe kërcënime nga një 46-vjeçar.
Sinjali mëson se bazuar në informacionet e para, i dyshuari ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve pasi u mllefos për një situatë që ndodhi në shtëpinë e tyre dhe më pas eskaloi në kanosje serioze.
46-vjeçari i është drejtuar vëllait të vet me një thikë, por që fatmirësisht nuk ka arritur ta godas pasi familjarët ia kanë marrë mjetin e mprehtë.
Si rezultat i raportimit të rastit nga familja, Policia e ka arrestuar të dyshuarin dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprën penale ‘Dhunë në familje’.
SONDAZH
![Loading ... Loading ...](https://kosovalive.net/wp-content/plugins/wp-polls/images/loading.gif)