Live

E rrahin një person pas mosmarrëveshjes në trafik, dy të arrestuar në Prishtinë

08:36 / 24 Maj 2025

Nga Kosova Live

Janë arrestuar dy persona të premten në Prishtinë, për shkak se të njëjtit pas një mosmarrëveshje në trafik e kanë sulmuar fizikisht një person tjetër.

Sipas policisë, ky i fundit ka pësuar lëndime trupore, transmeton Klankosova

“Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë dërguar në mbajtje”, njofton policia, transmeton Klankosova.tv.

Shpërndaje në

U Kopjua