Deputetët e zgjedhur edhe sot i janë drejtuar parlamentit në tentativën e 51-të me radhë për konstituimin e Kuvendit.
Kjo përpjekje vjen tri ditë para se të përfundojë afati i vendosur nga Gjykata Kushtetuese për ta funksionalizuar legjislaturën e nëntë parlamentare.
Presidentja Vjosa Osmani të martën përmes një conference për media njoftoi se ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese masë të përkohshme, që të pezullohet rrjedhja e afatit prej 30-ditësh deri në një Aktgjykim të Gjykatës.
Ajo ka bërë të ditur se kërkesa është bërë me qëllim që të parandalohet dëmi i pariparueshëm, transmeton Klankosova.tv.
“Kërkesa për masë të përkohshme për pezullim të rrjedhjes së afatit prej 30 ditësh. Kërkesa për masë të përkohshme është mundësi që të shmanget futja e institucioneve në një bllokadë pa fund, dhe hyrja në një situatë ku institucionet do të mund të krijoheshin në mënyrë kundërkushtetuese dhe do të ishin të pasafatshme, kërkesa bëhet me qëllim që të parandalohet dëmi i pariparueshëm dhe të mbrohet interesi publik”, tha Osmani në konferencën e një dite më parë.