Live

Edi Rama gjunjëzohet përsëri para Melonit

16:30 / 10 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tërhoqi vëmendje më mënyrën e përshëndetjes që i bëri homologes italiane, Giorgia Meloni.

Në Konferencën që po mbahet për rindërtimin e Ukrainës, që u mbajt në Romë, Rama e përshëndeti Melonin, duke u ulur në gjunjë.

Pas kësaj, raportohet të ketë pasur një “debat” mes Ramës dhe Melonit, ndërsa ata po pozicionoheshin për foton zyrtare.

Lideri shqiptar Edi Rama gjunjëzohet përsëri para Melonit
Lideri shqiptar Edi Rama gjunjëzohet përsëri para Melonit

Ndryshe, kryeministrja italiane Giorgia Meloni deklaroi se investimi në Ukrainë është investim në vetvete dhe se ata kanë premtuar mbi 10 miliardë euro përmes Konferencës për Rindërtimin e Ukrainës.

Shpërndaje në

U Kopjua