Live

Edicioni i 5-të i Hardh Fest me risi

14:32 / 30 Korrik 2019

Nga Kosova Live

Organizatorët e festivalit Hardh Fest kanë mbajtur sot një konferencë për media.

Dea Luma, zyrtare për media e këtij festivali tregoi se Festivali mbahet me datat 16, 17, 18 gusht, ndërsa motoja është “Një gotë për Mot”.

Drejtori Artistik i “Hardh Festit”, Gardalin Shtavica ka zbuluar performuesit.

“Përveç që bëhet promovimi i rrushit dhe venës do të ketë edhe muzikë. Përveç rock grupeve që marrin pjesë do të ketë edhe Dj, ku do të jenë femra si Jehona, Ana Malo, ku do t’i japim rëndësi të veçantë gruas. Ata që do të performojnë janë Muskutjerët , The Moog , Votra, 4×4, Rahoveci all Stars, Jehonë , Amer Doux, Ana Malo, Dj Fisnik, Mike B. Në këtë festival do të merr pjesë edhe Ranie Romero i cili do të jetë kryesori i këtij festivali”.

Komuna e Rahovecit ka ndarë 15 mijë euro për këtë festival.

Shpërndaje në

U Kopjua