Live

Edon Zhegrova ka diçka tjetër për të thënë, përmes Instagramit dërgon një mesazh të fuqishëm

09:21 / 14 Shtator 2023

Nga Kosova Live

Edon Zhegrova është futbollisti më i përfolur gjatë 24 orëve të fundit.

Lojtari i Lille mbrëm pas humbjes së Kosovës ndaj Rumanisë me rezultat 2-0, deklaroi se ka disa probleme të brëndshme në grup dhe duhet të ndryshohen disa gjëra.

Duhet mi ndrru do gjana te brendshme mrena. Skisha desht me fol ma shume sepse nuk me takon mu. Njerezit folin ama se dijn cka ndodhe mrena. S’deshta me dal as ne interviste se nese thom dicka reagojne njerezit. Mirpo kisha pas qejf me dal nje lojtar ma me eksperience me fol me diskutu me Presidentin Ademi edhe me krejt neve qe mi zgjidhe kete proble“, ka thënë Zhegrova pas ndeshjes.

Kjo deklarat e tij ngjalli reagime të shumta te analistët, gazetarët dhe tifozët kosovar.

Mëngjesim e sotë Zhegrova doli me një postim të ri ku sqaroi deklaratën e mbrëmshme.

Së fundi futbollisti i Lille ka postuar një fotografi në profilin e tij në Instagram, ku shkruan: “Përgjithmonë i joti”

Shpërndaje në

U Kopjua