Live

Ekskluzive | E privoi nga jeta dhe e groposi në mal, ky është i dyshuari për vrasjen e rëndë në Ferizaj

16:50 / 06 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

I dyshuari për rastin e rëndë të vrasjes në Ferizaj tashëm ndodhet në duart e Policisë dhe ndaj tij është bërë kërkesa për masën e paraburgimit. Ai po dyshohet se e ka provuar nga jeta viktimën Bekim Vari, i cili ishte raportuar i zhdukur dhe më pas e ka groposur në mal.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari për këtë rast është Leutrim Fejza, rreth 27-vjeçar, nga fshati Pleshinë e Ulët në Ferizaj.

Departamenti i Krimeve të Rënda ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasje e rëndë”.

Sipas Prokurorisë, “ekziston dyshimi i bazuar se më datë 23.01.2025, në orët e pasdites, në malet e fshatit Manastirc të komunës së Ferizajy, i pandehuri F.L., në mënyrë mizore dhe për motive ende të panjohura ka privuar nga jeta viktimën B.V., dhe i njëjti më pas e gropos viktimën në një vend në mal, me qëllim të fshehjes dhe zhdukjes së gjurmëve dhe largohet nga vendi i ngjarjes, kurse më datë 05.02.2025 nga disa persona të fshatit Manastirc gjendet trupi i pajetë i viktimës B.V. me të cilën do të kryente veprën penale “Vrasje e rëndë” neni 173 paragrafi 1 nënparagrafi 1.4 të KPRK-së.”

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...