Live

Ekskluzive: Goditi policin dhe veturën zyrtare, ky është i arrestuari për rastin që ndodhi pas mesnate në Prishtinë

22:50 / 04 Shkurt 2025

Nga Kosova Live


Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kanosje serioze dhe sulme gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, duke ua vështirësuar punën dhe kanosur jetën.

Kështu ndodhi mbrëmë pas mesnate në Prishtinë, ku Policia u përballë me një veturë që shpërfilli totalisht urdhrat dhe goditi një zyrtar policor dhe veturën zyrtare.

Siç merr vesh ekskluzivisht Kosovalive për rastin deri tash është arrestuar vetëm shoferi i veturës dhe ai është: Argjend Shillova.

Me të arrestuarin, dyshohet se ishin edhe tre persona tjerë.

I dyshuari që u kap është shoqëruar në stacion policor, ndërsa vetura e tyre është sekuestruar nga Policia.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për të siguruar prezencën e të dyshuarve të tjerë.  

Si ndodhi rasti?

Ballafaqimi i Policisë me të dyshuarit nisi në lagjen Qëndresa për të vazhduar me ndjekjen e tyre rrugës për në Veternik e më pas duke përfunduar te hyrja e spitalit.

Kosovalive ka mësuar ekskluzivisht se automjeti i dyshuar, në të cilin ndodhen katër persona me qëllim shmangien nga Policia nuk janë ndalur pas sinjalizimit dhe në pamundësi për të vazhduar tutje, është goditur një polic dhe vetura e Policisë.

Polici ka pësuar lëndime trupore, për çka ka marrë trajtim mjekësor në spital, ndërsa kolegët e tij kanë vazhduar me ndjekjen e të dyshuarve.

Bazuar në informacionet e para, përveç shpërfilljes së Policisë, vetura e dyshuar edhe ka shkelur rregullat duke lëvizur në kahjen e kundërt të rrugës për Veternik dhe për pasojë kanë rrezikuar pjesëmarrësit në trafik.

Në pamundësi për të shpëtuar nga Policia me veturë, të dyshuarit kanë dalë nga automjeti te oborri i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe kanë ikur në këmbë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...