Live

Ekskluzive: Këta janë të dyshuarit që e sulmuan fizikisht policin në Pejë dhe gjuajtën me armë

16:37 / 30 Janar 2025

Nga Kosova Live

Hetimi për rastin e tentim vrasjes në Pejë, incident ky që ndodhi dje pasdite në rrugën “Mikel Marku” – ku viktimë është një zyrtar policor tashmë është iniciuar dhe janë identifikuar të dyshuarit. Polici u sulmua fizikisht për motive akoma të panjohura, ndërsa katër të dyshuar tashmë ndodhen në arrati.

Zyrtari policor ishte cak i sulmit jashtë detyrës zyrtare dhe ishte i shoqëruar nga një person, ku të dyshuarit i shkuan dhe e sulmuan.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se pesë personat që po dyshohen për përfshirje në këtë incident janë Veton Kurmehaj, Shkumbim Krasniqi, Demokrat Lajqi, Fisnik Lajqi dhe Dardan Musaj.

Gjatë incidentit dyshohet se ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Polici nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari Musaj ka pranuar tretman mjekësor pasi që ishte sulmuar me mjete të forta nga katër të dyshuarit e tjerë. I njëjti është paraqitur në stacionin policor dhe  gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një armë.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes, Policia ka gjetur disa gëzhoja, që janë sekuestruar si prova materiale.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”, ndërsa katër të dyshuarit e arratisur po vazhdojnë të kërkohen.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...