Live

Ekskluzive: Ky është i arrestuari për rrahjen në Pejë, e sulmoi një polic duke tentuar të ikë

20:57 / 05 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kanosje serioze dhe sulme gjatë kryerjes së detyrave zyrtare. Kështu dyshohet se ndodhi mbrëmë në rrugën “Zahir Pajaziti” në Pejë, ku u arrestua një person.

Rasti është konfirmuar tashmë edhe nga Policia Rajonale në Pejë, me ç’rast është bërë e ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht së personi që u prangos lidhur me këtë rast është Shlirim Kuqi, rreth 25-vjeçar.

Kuqi po dyshohet se fillimisht e ka rrahur një person gjatë ditës së djeshme dhe pasi është zbuluar nga Policia, janë ndërmarrë veprimet e nevojshme për arrestimin e tij.

Si rezultat, burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se zyrtarët policorë janë vënë në lëvizje dhe e kanë lokalizuar vendndodhjen e të dyshuarit.

Por, gjatë arrestimit, duke tentuar që të ikë dhe të shpëtojë nga Policia, e ka shtyrë njërin nga zyrtarët policorë.

Megjithatë, Policia e ka vënë situatën nën kontroll dhe i dyshuari është shoqëruar në stacion policor.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...