Live

Ekskluzive: Ky është i dyshuari për tentim vrasjen në Istog, e goditi me shufër hekuri viktimën

16:41 / 06 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Një rasti i tentim vrasjes ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje në fshatin Studenicё në Istog, ku një person u godit me shufër hekuri nga një tjetër, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Sherri dyshohet se plasi pas një konflikti verbal, ndërsa Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe ka arritur ta arrestojë personin e dyshuar.

Viktima është një i ri, i moshës rreth 33-vjeçar, ndërsa personi i dyshuar është një 23-vjeçar.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se 23-vjeçari i dyshuar për këtë rast është Berat Maxharraj, i cili tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.

Rasti dyshohet se ka ndodhur te shtëpia e viktimës, ku i dyshuari kishte shkuar dhe pas një mosmarrëveshje në oborrin e tij, situata ka eskaluar.

I dyshuari Maxharraj e ka goditur viktimën nё kokё me mjet tё fortё (shufёr hekuri), duke i shkaktuar plagë të rënda.

Viktima fillimisht ёshtё dёrguar me nё Spitalin Rajonal nё Pejё, e mё pas ёshtё transferuar për në QKUK.

Pas intervistimit, me urdhёr tё Prokurorit tё Shtetit, i dyshuari ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...