Live

Ekskluzive: Ky është personi që përfundoi në ndalim pasi u kap me armë gjatë aksionit të Antidrogës

08:39 / 07 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Posedimi i armëve ilegale është kthyer në një dukuri shqetësuese në vendin tonë. Policia vazhdimisht has në persona të armatosur të cilët cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe rrezikojnë jetën e tyre. Një rast i tillë u zbulua së fundmi gjatë një aksioni në Prishtinë.

Këtë herë, Njësia e Antidrogës ka qenë duke kryer kontroll në një lokacion në rrugën “Konstantin Kristoforidhi” në kryeqytet, ku u gjet një armë me municion dhe u arrestua një person.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personi i prangosur është Avni Fazlija, rreth 38-vjeçar.

Zyrtarët policorë sekuestruan një armë me karikator dhe fishekë, ndërsa i dyshuari u shoqërua në stacion policor për intervistim.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit për armëmbajtje pa leje.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...