Live

Ekskluzive: Zbulohet kush është personi që iku para syve të Policisë dhe hodhi armën e zjarrit në Pejë

22:57 / 05 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Arrestimi i të dyshuarve dhe i të dënuarve për vepra të ndryshme penale bëhet me siguri të lartë, që ua pamundëson atyre ikjen. Por raste të tilla nuk janë edhe të rralla për Policinë e Kosovës. Shpeshherë ka ndodhur që të dyshuarit t’iu ikin para syve të tyre, qoftë në lokacionet ku kanë intervenuar, apo edhe nga stacionet policore.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në rrugën “Zhujë Selmani” në Pejë, ku Policia kishte cak kapjen e një personi të dyshuar, por që i njëjti arriti të ikë.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personi i dyshuar është Shkelzen Deçani, rreth 44-vjeçar.

Zyrtarët policorë të Antidrogës ka qenë duke e ndjekur të dyshuarin në këmbë, i cili u fut në hapësirën e një fabrike, hodhi një armë zjarri dhe u zhduk.

Në vendin e ngjarjes është sekuestruar arma me rreth 10 fishekë, si dhe një veturë e të dyshuarit, ndërsa janë kryer edhe procedurat e tjera të nevojshme.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti për t’u hetuar.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...