Live

Ekstradohet në SHBA biznesmeni kosovar

14:39 / 09 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Gjykata Themelore ka vendosur për ekstradimin e Imer Shahinit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kërkes kjo e Departamentit të Drejtësisë të këtij shteti.

Biznismeni Shahini akuzohet për mashtrim me miliona dollar.

Po ashtu, atij i është vazhduar masa e paraburgimit, pasi që thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se ai është kryerës i veprave penale.

Ky departament kishte kërkuar më 15 korrik 2019 nga Ministria e Drejtësisë për ekstradimin e Imer Shahinit, për të cilin kishte lëshuar edhe fletarrest ndërkombëtar.

Shpërndaje në

U Kopjua