Live

Eliminim i dyfishtë dhe surpriza emocionuese – çka do të ndodhë sonte në Big Brother VIP Albania?

21:15 / 22 Mars 2025

Nga Kosova Live

Janë mbushur plot 90 ditë nga nisja e “Big Brother VIP Albania”, e tashmë në shtëpi kanë mbetur vetëm 13 banorë.

Megjithatë, dinamikat vijojnë dhe banorët po mundohen të sigurojnë një vend për në finalen e madhe. Ndërkohë, njëri prej Danjës, Eglit, Gjestit, Olës, Rozanës dhe Valbonës & Laertit do të lërë sot shtëpinë.

Cili do duhet t’i japë fund rrugëtimit të tij?

Por mbrëmjen e sotme, nga shtëpia do të largohet edhe një banor tjetër për shkak të një eleminimi të dyfishtë.

Për të zbuluar këto dhe për të mos humbur disa surpriza emocionuese, ndiqni sot spektaklin e madh.

Shpërndaje në

U Kopjua