Kandidati për deputet nga PDK, Elmi Reçica ka vizituar Naim Krasniqin për të festuar ditëlindjen e tij.
Ai tha se familja Krasniqi janë të ”njohur për kontributin e saj të çmuar në luftën për çlirimin e Kosovës dhe mbetet një shembull i përkushtimit dhe sakrificës për atdheun”.
Postimi i plotë:
Në familjen e mërgimtarit Naim Krasniqit në Zllazh të Gollakut, së bashku me miq, bashkëluftëtarë dhe kolegë nga PDK-ja, u mblodhëm për të festuar ditëlindjen e Naimit, festat e fundvitit, Ditën e Veteranit të UÇK-së dhe Vitin e Ri, në një atmosferë të ngrohtë dhe mikpritëse.
Familja Krasniqi është e njohur për kontributin e saj të çmuar në luftën për çlirimin e Kosovës dhe mbetet një shembull i përkushtimit dhe sakrificës për atdheun.
Faleminderit për mikpritjen dhe respektin!
Naimit i dëshiruam jetë të gjatë, suksese dhe çdo të mirë në jetë!