Live

Ende asnjë i arrestuar për kërcënimin me jetë të Vjosa Osmanit

12:52 / 03 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, brenda pak ditësh i mori dy kërcënime me jetë.

Të parin më 19 maj e të dytin më 26 maj, Osmani i pranoi përmes emailit zyrtar të Presidencës.

Për të dyja rastet, ka raportuar Klankosova.tv.

Hetimet lidhur me to po zhvillohen në mënyrë intensive.

Por, Klankosova.tv mëson se ende nuk ka ndonjë person të dyshuar i cili është arrestuar për kërcënimin me jetë të shefes së shtetit.

Shpërndaje në

U Kopjua