Live

Ende asnjë përgjigje nga Serbia për sulmin në Varagë të Zubin Potok

08:10 / 13 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Bashkimi Evropian i ka konfirmuar Prokurorisë Speciale të Kosovës se nuk ka asnjë përgjigje nga autoritetet serbe të drejtësisë në lidhje me sulmin e 29 nëntorit në Varagë të Zubin Potokut, e që target ishte kanali i Ibër Lepencit.

Këtë e bëri të ditur në emisionin “Ora Shtatë”, gazetari korrespodent, Urall Boshnjaku, transmeton Klankosova.tv.

“Ky sulm mund të paralizonte jetën në Kosovë, duke pasur parasysh rëndësinë jetike të kanalit në furnizimin me ujë në pjesë të madhe të Kosovës”, u shpreh tutje Boshnjaku.

Për sulmin në Varagë të Zubin Potokut, thuhet se ishte ndër sulmet më të mëdha që janë bërë ndaj Kosovës ndër vite.

Sakaq, të dyshuar për sulmin janë dy vëllezër, të cilën edhe ndodhen në paraburgim.

“Sipas burimeve, në sulm kanë qenë të përfshirë edhe shumë persona të tjerë”, u shpreh tutje Boshnjaku.

Shpërndaje në

U Kopjua