Live

Enver Hoxhaj thumbon Ramush Haradinaj

13:28 / 13 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj në një postim në Facebook ka thënë  se posti i kryeministrit është i panegociueshëm për Partinë Demokratike.

“Ne e kemi provuar tashmë çfarë ka ndodhur kur postin e Kryeministrit ua kemi lënë partnerëve të koalicionit. Prandaj nuk do të bëjmë kompromise të asnjë lloji kur kërkojmë votëbesimin e qytetarit”, ka shkruar ai duke thumbuar kryeministrin në dorhëheqje Ramush Haradinaj

Tutje Hoxha vazhdon se forcën e PDK-së do ta provojnë në zgjedhje dhe do të hyjë e vetme në këto të fundit.

“Sa i përket koalicioneve paszgjedhore, ato parti që nuk do kenë kurajën që të bëhen pjesë e pikave tona programore, nuk do të jenë pjesë e qeverisë së ardhshme që ne do ta udhëheqim. Qytetari në zgjedhje tregon se kush ka vullnet dhe forcë t’ju prijë proceseve!”, thuhet në publikimin e Hoxhajt në Facebook.

Shpërndaje në

U Kopjua