Live

Erërat e forta shembin çatinë e restorantit, vdes një person – lëndohen 10 të tjerë

17:03 / 08 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Një person ka vdekur dhe dhjetë të tjerë janë lënduar nga shembja e çatisë të restorantit “Essenza” në Itali.

Aksidenti ndodhi në komunën e Terracinës, rreth dy orë larg me makinë në jug të Romës. Autoritetet dyshojnë se një erë e fortë ka kapur çatinë dhe ka shkaktuar shembjen e saj.

Stuhi të forta, duke përfshirë tornado, breshër dhe shi të rrëmbyeshëm – kishin përfshirë Italinë për ditë të tëra.

Sipas policisë, gruaja e vdekur është italianja Mara S. Gruaja e re kishte planifikuar të punonte si someliere në restorantin “Essenza” gjatë verës. Midis dhjetë të plagosurve janë si punonjës ashtu edhe mysafirë të restorantit. Tre viktima thuhet se janë në gjendje kritike.

Dhjetë persona u plagosën në aksident, dhe një punonjës i restorantit pësoi lëndime fatale.

Shpërndaje në

U Kopjua