Live

Eros Grezda drejt Francës

18:05 / 28 Korrik 2019

Nga Kosova Live

Duket se aventurës së Grezdës tek Rangers po i vie fundi.

Eros Grezda nuk u aktivizua nga trajneri Steven Gerrard këtë edicion për shkak të një lëndimi që pësoi.

Dhe sic duket tashmë e ka humbur vendin në ekip pasi lojtari nuk u grumbullua as për ndeshjet e Ligës së Evropës.

Mediat skoceze dhe ato franceze kanë raportuar se Grezda tanimë ka udhëtuar drejt Francës.

Kështu gjakovari do të vazhdojë karrierën tek Ligue 1, Brest. Brest ka pranuar që të paguajë një shumë prej 1,750.000 euro tek Rangers për t’i siguruar shërbimet e lojtarit

Shpërndaje në

U Kopjua