Lëvizja e pritur e kryeministrit britanik, Keir Starmer sot është pritur me kritika të ashpra si nga qeveria izraelite ashtu edhe nga disa familje të pengjeve izraelite që mbahen ende robër nga Hamasi në Gaza.
Në një letër të hapur të botuar të shtunën, një grup prej 16 të afërmsh të pengjeve të marra më 7 tetor 2023 i kërkuan kryeministrit të mos vazhdonte me planin e tij për të njohur një shtet palestinez.
“Njoftimi juaj për qëllimin e Mbretërisë së Bashkuar për të njohur një shtet palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ka komplikuar në mënyrë dramatike përpjekjet për të sjellë të dashurit tanë në shtëpi”, shkruhet në letër.
“Hamasi e ka festuar tashmë vendimin e Mbretërisë së Bashkuar si një fitore dhe ka shkelur një marrëveshje armëpushimi. Ju shkruajmë me një lutje të thjeshtë – mos e ndërmerrni këtë hap derisa të dashurit tanë të jenë në shtëpi dhe në krahët tanë”.
Siç raporton BBC, transmeton Klankosova.tv, Hamasi ende mban 48 pengje në Gaza, 20 prej të cilëve mendohet se janë gjallë.