Qytetarët e Ferizajt, qytetit të rëndësishëm që tash e sa javë përballet me mungesë të energjisë elektrike, do të shohin sot inaugurimin e një nënstacioni.
Pas ankesave të vazhdueshme të qytetarëve, KOSTT-i që e kishte arsyetuar ndërprejen e rrymës se “ka një rritje të kërkesës për konsum të energjisë elektrike”, sot ka organizuar ceremoni solemne për inaugurimin e një nënstacioni në Ferizaj.
“Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës – KOSTT, ju fton të përcjellni ngjarjen- Ceremonia Solemne e Inaugurimit të Nënstacionit 110/35/10(20)kV Ferizaj 3-Kastriot”, thuhet në ftesën që KOSTT ua bën mediave dhe jo vetëm për ta përcjellur këtë ngjarje.
Ceremonia do të mbahet në Zonën Industriale në orën 13:00.