Live

“Feronikeli” sonte synon fitore ndaj “Slovan Bratislava”

14:15 / 30 Korrik 2019

Nga Kosova Live

Ekipi futbollistik  drencas  “Feronikeli” do të sfidohet sonte në ndeshjen e kthimit nga ekipi sllovak  “Slovan Bratislava”, në kuadër të raundit të dytë të kualifikimeve për Ligën e Evropës.

Skuadra nga Drenasi u mposht 2:1 në ndeshjen e parë në Bratislavë, por ky rezultat nuk vlerësohet aq negativ, duke pasur parasysh faktin se kampioni i Kosovës mund të kalojë tutje me një fitore 1:0. 

Kësisoj, sot, në stadiumin “Fadil Vokrri”, Feronikeli do tentojë ts shkruajë historinë dhe me gjasë në këtë përpjekje do ta ketë përkrahjen e madhe të tifozëve, duke pasur parasysh se në ndeshjen e parë kundër Kosovës pati thirrje nacionaliste proserbe.

Kujtojmë se gjithashtu dy lojtarë serbë si dhe trajneri i kësaj skuadre refuzuan të paraqiteshin ndaj “Feronikelit”, pas urdhrave të marra nga autoritetet serbe.

Shpërndaje në

U Kopjua