Live

Flamuri i Kosovës ngrihet në sallën sportive në Leposaviq – punëtorët serbë duhet të nënshkruajnë kontrata të reja

07:58 / 28 Maj 2025

Nga Kosova Live

Pas largimit të flamurit serb dhe vendosjes së flamujve të Kosovës në sallën sportive në Leposaviq, ka nisur një kapitull i ri për këtë objekt që deri më tani funksiononte ilegalisht.

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me zyrtarët komunalë, asistoi dje në lirimin e plotë të objektit dhe kalimin e tij nën pronësinë e Republikës së Kosovës.

Aty ushtronin ekipe serbe dhe operonin gjithsej 33 punëtorë me kontrata nga shteti serb, raporton gazetari korrespondent Urall Boshnjaku, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.

Kryetari i komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ka bërë të ditur se për të vazhduar punën në këtë objekt, punëtorët duhet të nënshkruajnë kontrata të reja me institucionet e Kosovës dhe t’i nënshtrohen një testi profesional për të vlerësuar aftësitë e tyre.

Shpërndaje në

U Kopjua