Live

Formacionet zyrtare, Everton – Manchester United

12:33 / 22 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Everton dhe Manchester United do të hapin duelin e ditës së sotme në Premier League, duel ky që i përket xhiros së 26-të në Premier League.

‘Karamelat’ presin ‘Djajtë’ në Goodison Park sot me fillim nga ora 13:30.

Evertoni po kalon një formë fenomenale nën urdhrat e David Moyes, ku është e pamposhtur në 5 ndeshjet e fundit në ligë, duke fituar katër prej tyre, krahas një barazimi. Falë kësaj forme, ata janë ngritur në pozitën e 14-të me 30 pikë të mbledhura.

Ndërkohë, Manchester United vazhdon të mbetet në një formë katastrofale, ku ka vetëm 2 fitore në 9 ndeshjet e fundit në ligë (6 humbje, 1 barazim), duke u pozicionuar aktualisht në vendin e 15-të me 29 pikë.

Dy skuadrat kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare.

Everton XI: Pickford; O’Brien, Tarkowski, Branthwaite, Mykolenko; Gueye, Garner; Lindstrom, Doucoure, Harrison; Beto.

Man Utd XI: Onana; Mazraoui, De Ligt, Maguire; Dalot, Casemiro, Ugarte, Dorgu; Fernandes, Zirkzee; Hojlund.

Shpërndaje në

U Kopjua