Live

Forumi për Gratë: Sot e nesër do të ketë ndërprerje të trafikut në disa rrugë

07:51 / 02 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot dhe nesër do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut, në periudha të shkurta, të disa rrugëve, për shkak të edicionit të tretë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Kosovë.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se kjo po bëhet me kërkesë të presidentes së vendit Vjosa Osmani.

“Policia e Kosovës do të kujdeset për mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike dhe menaxhimin e trafikut rrugorë në vend, si dhe gjatë lëvizjes/qëndrimit të personaliteteve dhe delegacioneve të ndryshme lidhur me këtë edicion”.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës së edicionit në fjalë,  Policia e Kosovës  do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore) të disa segmenteve rrugore dhe në afërsi të objekteve relevante, ku do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative”, thuhet në njoftim.

Andaj për të gjitha këto që u cekën më lartë, Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në traf

Shpërndaje në

U Kopjua