Live

Fqinjët përplasen për qen në Prizren

07:59 / 29 Maj 2025

Nga Kosova Live

Një përplasje jo fort e zakonshme ka ndodhur  të mërkurën në Prizren.

Sipas gazetarit korrespodent, Nuhi Salihu, komshiu 71-vjeçar u ankua se fqinji i tij 48-vjeçar e ka kanosur. Kjo pasi ky i fundit mban qen në banesën e tij, e që sipas ankuesit, këta kafshë kanë prishur qetësinë publike, transmeton Klankosova.tv.

“Një përplasje mes fqinjës në rrugën “Hamit Thaçi” në Prizren, ka përfunduar me ndërhyrjen e policisë dhe konfiskim të një arme. Ngjarja ka ndodhur më 27 maj rreth orës 14:00, kur K.K., 71-vjeçar ka raportuar se është kanosur nga fqinji i tij S.V., 48-vjeçar, pas një debati që kishte shpërthyer lidhur me qen që i dyshuari mbante në banesë, e që sipas ankuesit po prishnin qetësinë publike”, tha Salihu për “Ora Shtatë”.

Policia ka shoqëruar të dy palët në stacion për intervistim. Gjatë intervistimit, i dyshuari ka pranuar se posedon një armë zjarri. Me urdhër të prokurorit të shtetit është realizuar kontroll n ë banesën S.V.,, ku është gjetur një armë me gaz, dhe një karikator me 20 fishekë.

Shpërndaje në

U Kopjua