Live

Friedrich Merz bën betimin si kancelar i Gjermanisë në Bundestag

18:09 / 06 Maj 2025

Nga Kosova Live

Kancelari i ri gjerman, Friedrich Merz, ka bërë sot betimin zyrtar në Bundestag, duke marrë zyrtarisht detyrën në krye të Qeverisë gjermane.

Sipas “The Guardian”, betimi i kancelarit bëhet në përputhje me Kushtetutën dhe përfshin fjalët:

“Betohem se do t’ia kushtoj përpjekjet e mia mirëqenies së popullit gjerman, do të promovoj mirëqenien e tyre, do t’i mbroj nga dëmet, do të mbështes dhe do të mbroj Ligjin Themelor dhe ligjet e Federatës, do t’i kryej detyrat e mia me ndërgjegje dhe do t’u bëj drejtësi të gjithëve. Zoti më ndihmoftë”.

Pjesa e fundit, “Zoti më ndihmoftë”, është opsionale. Kur Olaf Scholz bëri betimin, e kishte hequr atë, por Merz – i cili është katolik – zgjodhi ta përfshijë.

Merz u zgjodh kancelar në raundin e dytë të votimit me 325 vota pro, 289 kundër, një abstenim dhe tre vota të pavlefshme.

Shpërndaje në

U Kopjua