Kontingjente të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë duke operuar në ushtrimin shumëkombësh “Defender Europe 25” krahas shteteve partnere në Shqipëri, Kroaci dhe Maqedoni të Veriut.
Në Kroaci pjesë e ushtrimit është Togu Xhenier Luftarak i cili i është bashkuar Brigadës së Mekanizuar të Forcave të Armatosura Kroate dhe elemente të Inteligjencës, në Shqipëri FSK operon me kapacitete luftarake të këmbësorisë krahas vendeve partnere ndërsa në Maqedoni të Veriut është i angazhuar Togu i Mortajave si dhe Policia Ushtarake.