Një delegacion i Forcave të Sigurisë së Kosovës, ka qëndruar për vizitë te Forcat e Armatosura të Shqipërisë.
Kjo u bë të avancimit të bashkëpunimit në mes FSK-së dhe FARSH-it, shkruan Kosovalive.net.
“Delegacioni i kryesuar nga Kolonel Ahmet Ajeti, Udhëheqës i Qendrës së Doktrinës në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes së (KDS), u prit në takime të ndara nga ushtruesi i detyrës së Komandantit të Akademisë së FARSH-së, Kolonel Bardhyl Nuredinaj dhe nga Drejtori i Institutit Kërkimor Shkencor Ushtarak, Kolonel Ulsi Rexhaj dhe stafi drejtues i Institutit”, shkruan në kumtesën e publikuar në Facebook.
“Gjatë vizitës dy ditore janë shkëmbyer përvoja dhe janë diskutuar fusha të reja të bashkëpunimit të ndërsjellë në mes dy ushtrive me fokus avancimin e ngritjes profesionale të ushtarakëve në Qendrat e trajnimit të FARSH-së dhe FSK-së”./kosovalive.net