Live

Gabriel Jesus dënohet me dy muaj moslojë

11:09 / 08 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Braziliani Gabriel Jesus është dënuar me dy muaj moslojë me ekipin kombëtar nga CONMEBOL për shkak të sjelljes së tij muajin e kaluar në Copa Amerika.

Jesus shënoi dhe asistoi në ndeshjen me Perunë, të cilën Brazili e fitoi 3-1 për të fituar trofeun e Copa America.

Sulmuesi i Manchester Cityt u përlesh me gjyqtarin kilian Roberto Tobar pasi mori kartonin e dytë të verdhë për ndërhyrje në Carlos Zambrano të Perusë përpara se të shtynte monitorin VAR dhe të qante në tunel.

Organi drejtues i futbollit të Amerikës së Jugut njoftoi të mërkurën, në një deklaratë  se “lojtari është pezulluar të luajë ndeshje zyrtare dhe miqësore me ekipin e tij kombëtar në atë periudhë kohe.”

Lojtari gjithashtu u gjobit me 30.000 dollarë.

Shpërndaje në

U Kopjua