Galatasaray dhe Fenerbahce kanë barazuar në derbin kryesor të sezonit me rezultat 0-0 në kuadër të javës së 24-të të elitës së futbollit turk.
Ndeshja u gjykua nga gjyqtari slloven, Slavko Vincic, i cili u bë gjyqtari i parë i huaj që gjykon këtë derbi.
Fenerbahces që iu duhej më shumë fitorja, kishin më shumë nga loja, madje arritën të shënonin në minutën e 14-të me Oguz Aydin, por u anulua pasi kishte një ndërhyrje të palejuar gjatë aksionit.
Pjesa e mbetur në 45 minutat e parë nuk sollën raste të tjera.
Në minutën e 68-të, Fenerbahce ishte afër golit por Fernando Muslera priti goditjen e Youssef En Nesyri.
Oguz Aydin dhe Edin Dzeko po ashtu kishin raste të mira, por nuk ishin të saktë, sidomos boshnjaku që nuk qëlloi nga afër.