Live

Gërmime në Burgun e Dubravës, dyshohet për mbetje mortore

14:38 / 29 Maj 2025

Nga Kosova Live

Ekipet e Institutit të Mjekësisë Ligjore kanë filluar gërmimet në ambientet e Burgut të Dubravës, me qëllim të identifikimit të mbetjeve mortore që dyshohet t’i përkasin një personi të zhdukur gjatë apo pas luftës në Kosovë.

Klankosova.tv, mëson se ekipet ndodhen në terren, dhe atje ndodhet edhe policia.

Ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nga Prokuroria Speciale rreth këtij rasti, ndërkohë që Klankosova.tv është në pritje të një përgjigjeje të tillë.

Shpërndaje në

U Kopjua