Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj një personi, i cili bashkë me një tjetër ia morën torbën një gruaje.
Gjatë tërheqjes së torbës, gruaja është përplasur për një shtyllë betoni dhe ka humbur vetëdijen, përcjell Klankosova.tv.
Në njoftim bëhet e ditur gjithashtu se në torbë ajo kishte një telefon, 6 euro, kartelën mjekësore, cigaret dhe letërnjoftimin.
“Sipas aktakuzës ndër tjera cekët se më dt.06.10.2024, në Rr.”Sabedin Shehu” në Gjakovë, me përdorimin e forcës fizike me qëllim të përfitimit pasuror të kundërligjshëm për vete apo përsonin tjetër ka sulmuar jetën dhe trupin e personit tjetër përkatësisht të dëmtuarës F.B., nga Gjakova, në atë mënyre që natën kritike rreth orës 17:57 min, gjërsa e njëjta ishte duke lëvizur tek vendi i quajtur tuneli i banesës tek Parku i Lirisë”.
“Në dorë mbante një torbë në të cilën kishte telefonin IPHONE 6, 6 Euro para të imta, kartelën mjekësore, cigaret dhe letërnjoftimin, i pandehuri E.C., së bashku me N.N personat i’a kapin torbën nga dora duke ia ngrehë me forcë dhe gjatë tërheqjes së torbës e përplasin të dëmtuarën për një shtyllë betoni e cila bie në tokë ku humbë vetëdijen, me ç ‘rast të dëmtuarës i shkaktojnë lëndime të rënda trupore, të përshkruara si në ekspertizën mjeko ligjore”, thuhet tutje në njoftimin e Prokurorisë.