Live

Gjashtë të arrestuar në Gjilan

11:38 / 07 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Janë arrestuar gjashtë përsona në komunën e Gjilanit me akuzën për invenstime të paligjshme.

Në njoftimin e Policisë thuhet se janë kontrolluar dy lokacione, e janë sekuestruar prova materiale.

“Me 06.08.2019 janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj shqiptarë, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale të lartëcekur. Gjatë kontrollit në dy lokacione janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale, kompjuter, laptop, TV dhe para kesh”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. “Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet më tutje.

Shpërndaje në

U Kopjua