Policia e Kosovës ka njoftuar se pas një pune hetimore ka identifikuar një vajzë të mitur, e cila ishte raportuar e zhdukur.
Dyshohet se e mitura është trafikuar dhe dhunuar.
Me dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës penale të lartcekur është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit të veturës së të dyshuarit është gjetur një armë, 5 fishekë, dhe 1 gëzhojë fisheku.
Lidhur me rastin në Vushtrri janë arrestuar edhe dy të dyshuarit tjerë nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprat penale të lartcekura.
“Sektori Qendror i Hetimeve pas një pune operative hetimore ka identifikuar viktimën femër kosovare (e mitur), e cila ka qene e raportuar e zhdukur. Me dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës penale të lartcekur është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit të veturës së të dyshuarit është gjetur një armë, 5 fishekë, dhe 1 gëzhojë fisheku. Lidhur me rastin në Vushtrri janë arrestuar edhe dy të dyshuarit tjerë nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprat penale të lartcekura. Me vendim të prokurorit, tre dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
SONDAZH
![Loading ... Loading ...](https://kosovalive.net/wp-content/plugins/wp-polls/images/loading.gif)