Live

Gjendet një raketahedhës në kufi me Serbinë, policia jep detajet (FOTO)

20:54 / 03 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës në patrullim në zonën kufitare kanë hasur në një raketahedhës M80 e kalibrit 64mm.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së veriut, Veton Elshani.

U bë e ditur se fillimisht policia kishte hasur në një qese najloni për të vërejtur më pas se kishte të bënte me një raketahedhës.

Bëhet e ditur poashtu se nuk ka të dyshimtë dhe as të arrestuar por zona ku është gjendur mjeti është shumë afër kufirit me Serbinë.

“Sot me dstën 03.02.2025 rreth orës 16.00 derisa policët ishin në patrullim në zonën kufitare në lidhje me informacione për rrugë alternative për kontraband të mallrave, kanë hasur në një qese najloni ngjyrë e zezë në të cilën mund të kishte diçka të dyshimtë. Pasi ka arrit në vend ngjarje edhe forenzika rajonale kemi vërejt se kemi të bëjmë me një raketahedhës M80 e kalibrit 64mm”, njoftoi Elshani.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...