Live

Gjendet pa shenja jete një 37-vjeçar në Shëngjin, policia jep detaje

17:56 / 04 Maj 2025

Nga Kosova Live

Një person është gjetur pa shenja jetë në afërsi të Portit të Shëngjinit.

Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një 37-vjeçar i cili ishte banues në Fushë-Krujë.

“Rreth orës 15:40, në afërsi të Portit të Shëngjinit, punonjësit e Policisë Kufitare të portit kanë konstatuar në afërsi të bregut trupin e pa jetë të një shtetasi. Disa metra larg trupit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë konstatuar një mjet lundrues tip Jet Ski”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ata gjithashtu kanë bërë të ditur se në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime fizike, raporton Abcnews.al.

“Nga verifikimet paraprake dyshohet se viktima është shtetasi N. Z., 37 vjeç, banues në Fushë-Krujë. Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime fizike. Paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në det Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Shpërndaje në

U Kopjua